Mbrojtja e të dhënave tuaja
Mbrojtja e të dhënave tuaja
Informacioni juaj personal nuk do të shihet nga qeveritë, ushtritë, organizatat apo nga dikush tjetër jashtë Kryqit të Kuq.
Askush nuk do të mund të mësojë prej nesh se ku jetoni ju ose se ku jeton personi me të cilin doni të lidheni.
Në qoftë se nuk dëshironi, ju nuk jeni të detyruar ta shënoni adresën tuaj në formularët e Kërkimit dhe Mesazheve. Ju mund ta përdorni Kryqin e Kuq Britanik si adresë ku mund t’ju kontaktojnë.
Për Mesazhe të Kryqit të Kuq: njerëzit jashtë Kryqit të Kuq mund të shohin se çfarë është shkruar në mesazhin tuaj. Kjo është e vetmja rrugë që na lejohet për ta përcjellë atë në kohë lufte. Për këtë arsye, mesazhi juaj duhet të përmbajë vetëm lajme familjare. | |
|