Skip to main content
The Red Cross Emblem is a special protective sign
Login |  0 item(s): £ 0.00 Text size Sitemap Help
Advanced search
 

Si do të punojmë për rastin tuaj

Si do të punojmë për rastin tuaj

Në Mbretërinë e Bashkuar

Një përfaqësues i Kryqit të Kuq Britanik do t’ju ndihmojë me kënaqësi për të bërë kërkimet tuaja. Kur fillojmë të punojmë për rastin tuaj, juve do t’ju jepet një numër i posaçëm reference me qëllim që të sigurohet rrjedhshmëria e procesit. Ju do të na ndihmonit në rast se e përdorni këtë numër kur lidheni me ne.

Ne mund të caktojmë një takim me ju në cilëndo prej zyrave tona. Në qoftë se keni nevojë për ndihmë për të folur në anglisht, ju mund të sillni me vete një person të rritur nga familja juaj, një koleg ose një shok që mund t’ju ndihmojë. Në qoftë se keni nevojë, ne do të përpiqemi t’ju sigurojmë përkthyes.

Mundet që ju t’i drejtoheni shërbimeve tona përmes një avokati ose qendre këshillimi. Në qoftë se zgjidhni këtë rrugë, neve na duhet një letër autorizimi prej jush ku të deklarohet se avokati është përfaqësuesi juaj.

Pasi të na keni kontaktuar, ne do t’ju përgjigjemi brenda katër javësh. Në qoftë se mund t’ju ndihmojmë, ne do t’ju njoftojmë rregullisht për se çfarë kemi bërë.

Jashtë shtetit

Me mesazhin ose kërkesën tuaj për kërkim merren partnerët tanë jashtë shtetit – Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) gjatë konflikteve, ose Shoqatat e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në raste të tjera.

Duke nënshkruar formularin e Mesazhit të Kryqit të Kuq ose të Kërkimit, juve na jepni leje për t’ua përcjellë të dhënat tuaja këtyre parterëve si dhe personit me të cilin ju kërkoni të lidheni.

Kur do t’ju njoftojmë

Ne do t’ju kontaktojmë sapo të kemi ndonjë informacion për ju.

Personi me të cilin kërkoni të lidheni vendos vetë nëse dëshiron t’jua japë adresën e vet. Ne gjithmonë do ta respektojmë vendimin e tij.

Ne nuk mund t’ju themi se sa kohë mund të zgjasë puna kërkuese

London bus
Photo of two young girls and text: "Ethiopia Food Crisis – donate now"
AccessibilityContactLegalPrivacy
© British Red Cross 2009
British Red Cross, UK Office, 44 Moorfields, London EC2Y 9AL Phone: 0844 871 11 11. Fax: 020 7562 2000.
The British Red Cross Society, incorporated by Royal Charter 1908, is a charity registered in England and Wales (220949) and Scotland (SC037738).